Çudia/ Tomas Tuhel bën lëmsh mediat, shkak breshka-pellush
Tomas Tuhel njihet për temperamentin e lartë në reagime, qoftë ndaj lojtarëve apo prononcimet për mediat.
Kësaj radhe 50-vjeçari ka vendosur ta “pozojë” në një skenë krejtësisht të çuditshme. Saktësisht në seancën e fundit përpara duelit me Kopenhagen, ai është parë të fotografojë breshkën prej pellushi, e cila është bërë virale përmes raportimit të prestigjiozes “Bild”.
Ende nuk ka një shpjegim të qartë rreth kuptimit. Dy skenarët më të diskutuar gjejnë qasje me natyra të ndryshme.
E para lidhet me Kilië Mbapenë, pasi ky i fundit quhet me pseudonim si breshka ninxha, ndërsa tjetra i atribuohet detyrës së vajzës së tij, pra identifikimi i prindit me kafshën. Në interpretimin e fundit, Tuhel kërkoi të prezantojë qetësinë, si virtyt i breshkës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"