Çudira nga Kupa e Botës U20, kapiteni rezulton i regjistruar në një klub që nuk ekziston
Argjentina po mirëpret Botërorin e moshave U-20, aty ku lojtarët me stemën e kombëtareve të ndryshme kërkojnë përveç triumfit të lënë gjurmë në zbuluesit e talenteve nga klubet më të rëndësishme në kontinentin e vjetër.
Por çudia më e madhe ka ardhur nga kampi i Nigerisë. Konkretisht kapiteni i saj, Daniel Bajemi, rezultonte i regjistruar në ekipin Yuma Yuma FC, klub, i cili nga kërkimet e kryera nuk ka asnjë shenjë ekzistence, qoftë edhe me ato bazike si stema. Bajemi është i vetmi futbollisti i thirrur nga skuadra në fjalë. Panorama e cekur ka çuditur shtypin botëror, pasi nuk ka hasur precedentë të mëparshëm, qoftë të moshave apo edhe në rangjet kryesore. Nga përfaqësuesja e “shqiponjave” të Afrikës nuk ka një deklaratë zyrtare mbi këtë rast.
Rregullorja e FIFA-s përcakton element kryesor në regjistrimin e lojtarëve në turne të rëndësishëm, ndër kryesoret janë emri, mosha dhe ekipi ku aktivizohet. Në këtë mesele faj mbart edhe shoqata më e lartë e futbollit mbi anashkalimin e klubit të pohuar nga futbollisti në fjalë. Tashmë institucioni më i lartë në spektrin e futbollit pritet të marrë masa ndëshkimore krahas personazhit dhe përfaqësueses ku ai inkuadrohet.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"