Danilo i jep lamtumirën Juventusit, por refuzon ofertën e Napolit për…
Mbrojtësi brazilian Danilo po bëhet gati t’i japë lamtumirën Juventusit. Futbollisti nuk ka hapësira me Tiago Motën dhe palët janë pranë dakordësimit të mbylljes me mirëkuptim të marrëveshjes ekzistuese.
Për lojtarin kishte hipoteza të ndryshme për vazhdimin e karrierës, me ofertën e Napolit që dukej me interesantja pasi Antonio Konte e shihte si një futbollist që mund ta ndihmonte këtë vit në luftën për titullin kampion. Por mediat italiane kanë bërë të ditur se Danilo ka refuzuar ofertën e Napolit.
Ai raportohet se ka zgjedhur Flamengon në Brazil, i shtyrë nga familja e tij që kërkonte kthimin në vendlindje. Ai luan në Europë që nga viti 2012, kur iu bashkua Portos dhe pas etapave të Real Madrid, Mançester Siti e Juventus, mendon se tashmë është koha të kalojë vitet e fundit të karrierës në një nga klubet e vendlindjes së tij, për të cilin do të firmosë në ditët në vijim, pasi të zyrtarizojë “divorcin” me Juventusin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"