“Dardanët” për goleadë në sfidën e fundit, Kosova U-19 rrezikon eleminimin e Spanjës ose Austrisë
Kosova U-19 mori dje një fitore të madhe kundër Spanjës U-19 në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Dardanët” fituan 4-3 me përmbysje duke marrë vendin e dytë, pas dy ndeshjeve të luajtura në grupin 10 të fazës së parë kualifikuese për Euro U-19.
Kosova U-19 rrezikon të eleminojë Austrinë kryesuese ose Spanjën. Kjo pasi “dardanët” luajnë përballjen e fundit me Ishujt Faroe, më 19 nëntor dhe ku fitorja nuk diskutohet.
Nëse Austria nuk fiton kundër Spanjës ose gjithçka nuk mbyllet barazim, por me fitoren e iberikëve, atëherë Kosovës do t’i duhet goleadë ndaj Ishujve Faroe.
Kjo për shkak se në rast fitore të Spanjës, Austria dhe iberikët do të kishin 6 pikë. Nëse dhe Kosova ka po ashtu aq pikë, duhet të jetë golavarazhi që i ndihmon.
Aktualisht Kosova ka më të keqin, pikërisht me -3. Spanja e ka +2 dhe Austria +6. Ndërkohë mos harrojmë që dhe një vend i tretë më i mirë do kalojë në grupet më tej.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"