Daullexhiu: Goli i fitores, dedikim për familjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2013 | 12:18

Daullexhiu: Goli i fitores, dedikim për familjen

TomoriTomori ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera në një transfertë delikate si ajo e Veleçikut. Golashënuesi është Elham Galica me 3 gola dhe pas tij i riu Estref Daullexhiu, edhe autor i golit të fundit në transfertën e Pukës ndaj Veleçikut. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, Daullexhiu u shpreh: “Ecuria e kësaj faze mund të quhet tejet pozitive, pasi duke parë edhe objektivin e drejtuesve jemi brenda çdo pritshmërie. Kemi edhe një takim përpara, nga i cili kërkojmë medoemos fitoren për ta mbyllur këtë fazë në mënyrë perfekte. E ndjeja të domosdoshme të shënoja me ekipin e parë, sepse kisha kohë pa e gjetur rrugën e rrjetës. Më gëzon më tepër fakti që ky gol ka vlerën e tri pikëve. Këtë gol dhe fitore ia dedikoj familjes sime që më ka përkrahur gjithmonë”, – përfundoi 18-vjeçari, i cili i ka dhuruar fitoren e dytë Tomorit pas asaj me Kamzën po në transfertë. Sulmuesi beratas po kalon një ecuri pozitive gjithashtu edhe me ekipet e moshave.
Bojken Dalipaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"