Postuar: Tetor 4, 2024 | 13:16
De Bryn dhe Lukaku “braktisin” kombëtaren, situatë e dyshimtë te Belgjika
Kevin De Bryn dhe Romelo Lukaku nuk do të jenë pjesë e Belgjikës, për ndeshjet që këto të fundit do të luajnë në tetor. Një vendim ky i marrë nga vetë lojtarët.
Sfidat ndaj Francës dhe Italisë shohin kështu Belgjikën pa kapitenin dhe një prej sulmuesve më të rëndësishëm. Kjo megjithatë nuk është tërheqje përfundimtare, por vetëm pauzë.
Dhe pse mediet ndërkombëtare kanë spekuluar se De Bryn po konsideron largimin përfundimtar nga kombtarja, asgjë nuk është thënë nga vetë lojtari. Për më tepër që para 2 javëve kaloi dëmtim në Champions dhe mund të jetë duke u ruajtur.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"