De Ligt në telashe, mbrojtësi holandez rrezikon 3 vite burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 22:11

De Ligt në telashe, mbrojtësi holandez rrezikon 3 vite burg

Matias De Ligt në telashe! Mbrojtësi holandez raportohet se është nën hetim për mosdhënie ndihme.  

de light

Bëhet me dije nga mediat gjermane, se më 7 gusht lojtari përplasi Audi Q8 me një makinë tjetër pranë qendrës stërvitore të Bajernit të Mynihut, teksa nuk ndaloi, duke u larguar menjëherë. 

Faktet datojnë mëngjesin e së mërkurës, policia tashmë po kryen hetime të mëtejshme për të kuptuar se si kanë ndodhur në të vërtetë gjërat. 

Lojtari holandez rrezikon deri në 3 vite burg, pasi një dëshmitar do ta kishte njohur duke kontaktuar policinë. Makina e përplasur nga De Ligt u mor me tërheqje, pasi nuk mund të lëvizte më pas aksidentit. 

Për më tepër, Bild kontaktoi me avokatin Marc Wederhake, i cili shpjegoi se çfarë rrezikonte ish-lojtari i Juventusit nëse shpallej fajtor: “Nëse dënohet, rrezikon deri në tre vjet burg ose gjobë. Shpesh, kur dënoheni për krime të tilla, dikush anon drejt një gjobe,” tha ai. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"