De Vraj premton besnikëri: Bukur ta mbyllja me Interin, s’e harroj titullin e fituar në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2024 | 14:45

De Vraj premton besnikëri: Bukur ta mbyllja me Interin, s’e harroj titullin e fituar në derbi

“Ishte vërtet e bukur, vërtet e veçantë.” Intervista e dhënë nga Stefan de Vrij për “Voetbalzone.nl” fillon me kujtimin e titullit të fundit internist, që është ende të gjallë në mendjen e tij.

de vraj

“Kisha qenë një herë kampion italian me Interin, por kishte ndodhur gjatë periudhës së Coronavirus”, shtoi mbrojtësi . Si rezultat, nuk luajtëm në stadiume të plota dhe nuk mundëm të festonim me tifozët. Titulli i sivjetshëm ishte vërtet i veçantë sepse ishte i njëzeti dhe morëm yllin e dytë në fanellë. Është një gjë e rëndësishme për klubin dhe për tifozët, sepse të gjithë po pyesnim se kush do të fitonte i pari mes nesh dhe Milanit, i cili ka 19. Në fund fituam titullin duke triumfuar në derbi, çka e bëri sezonin edhe më të bukur. Edhe si festuam… Udhëtuam nëpër qytet me autobus dhe na u deshën shtatë orë për të bërë pesë kilometra. Kishte tifozë kudo”.

HOLANDA – Me skudeton në xhep, De Vraj fluturoi në Kampionatin Europian për të provuar të përsërisë suksesin me kombëtaren e tij. Lidhur me aventurën në Gjermani në radhët e kombëtares, ai tha: “Ishte një përvojë e mrekullueshme. Si futbollist, është një nga gjërat më të bukura të përfaqësosh vendin tënd. Ishte një turne kaq të rëndësishëm, por për fat të keq nuk shkuam dot në finale, sidoqoftë ishte një përvojë e shkëlqyer, madje edhe në nivel grupi. Jam munduar t’i lë të gjitha pas, e vetmja gjë që mendoj është se unë mund të kisha bërë më mirë në momente të veçanta, si në rastin e golit të pësuar kundër Anglisë ku mbase duhet t’i kisha lënë Uotkinsit më pak vend për t’u kthyer e për të goditur. Tani De Vrij pret të kuptojë nëse trajneri Koman do ta aktivizojë si titullar në Ligën e Kombeve dhe mbi të gjitha nëse do ta marrë në Kupën e Botës 2026. “Shpresoj dhe mendoj pozitvisht, por padyshim varet edhe nga unë. Fokusi im, puna ime dhe qëndrimi im do të mbeten gjithmonë të njëjtat”, sqaroi ai.

PRITSHMRITË – Pas “Euro 2024”, De Vrij bëri disa pushime para se të kthehej në urdhrat e Inzagit dhe sezoni nuk ka nisur keq për zikaltrit. Lidhur me momentin e kampionëve të Italisë në fuqi, mbrojtësi shtoi: “Natyrisht shkova me pushime pas Kampionatit Europian, kështu që mbërrita me vonesë në grumbullim. Më pas u lëndova dhe kur u shërova ishte pushimi për kombëtaret. Pas asaj pauze, e luajta ndeshjen e parë, por më parë nuk kisha luajtur asnjë minutë pas kësaj isha edhe një herë titullar dhe dola dy herë si zëvendësues. Të shohim si do të jetë pas kësaj pauze. Unë jam plotësisht në formë, por padyshim që nuk kam fituar ende shumë ritëm për ndeshjet.”

E ARDHMJA – Duke folur për të ardhmen mes Interit apo ndonjë klubi tjetër, De Vraj nuk dëshiron të mendojë shumë. Fundja dihet që futbolli ndryshon shpejt e në shumë aspekte. “Për sa kohë që unë vazhdoj të kem një rol të rëndësishëm, do të kënaqem shumë tek Interi. Është një klub i nivelit të lartë që luan për të fituar. Nuk mund të them se do të më pëlqente të qëndroja në Itali, por ka shumë gjëra për të marrë parasysh në një zgjedhje të tillë do të pres atë që do të ndodhë më pas, pasi tani nuk jam duke e menduar ende”, përfundoi intervistën e tij mbrojtësi i Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"