Postuar: Nëntor 25, 2024 | 23:45
Debutimi pa festë i Amorim te Junajtid: Doja vetëm që të fitonim, është jetë e re
“Vetëm fitorja e parë, kjo kishte rëndësi”. Ruben Amorim ishte i ndërgjegjshëm që Mançester Junajtid nuk do të merrte fytyrën e tij që në ndeshjen e parë në stol, por ai do donte një rezultat që do ta kishte ndihmuar shumë për të ardhmen dhe ai ishte vetëm fitorja në transfertën me Ipsuiçin:
“Ne duhet të merrnim tri pikët, këtë prisnim nga kjo ndeshje. Por duhet të tregohemi të duruar, edhe pse duhet të fitojmë ndeshjet. Ndryshuam disa gjëra, por jo shumë.
Do të më kishte bërë shumë të lumtur fitorja e parë. Isha pak ankthioz në stol. Nuk dija çfarë të prisja, është një jetë e re”, tha trajneri portugez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"