Debutoi me barazim te Besa, trajneri Çela: Dominuam, por Burreli na ndëshkoi me një rast në kundërsulm
Besa e nisi vitin 2025 me barazimin 1-1 përballë Burrelit. Në këtë sfidë debutoi trajneri Emiljano Çela.
Pas ndeshjes Çela deklaroi:
“Ishte ndeshje që duhej fituar për të ndjekur ritmin me rivalët. Nëse them për t’u harruar, nuk mund ta them sepse ekipi dominoi. Një rast pati Burreli me kundërsulm, aty u ndëshkuam. Ishte mosmarrëveshje me mbrojtësit dhe portierin.
Është ekip që më jep shpresë, ato pak ditë që patëm mundësi të punonim, ndryshuam diçka në paraqitjen para portës. Na duhet më shumë kohë, të punojmë diçka me tranzicionin. Si pamë Burrelin që mbrohej me forca të shumta. Mbante thellësi me Farrukun që u tregua problematik, e kishim parashikuar. Kishim studiuar lojën e Burrelit, ishte ai momenti që na rrëshkiti. Vjen një moment që dhe ekipet studiojnë, siç na kishin studiuar, bëhemi paksa të parashikueshëm. Patëm mundësitë tona për ta rikthyer ndeshjen, e cilësoj si ndeshje pozitive të ekipit.
Ishte një lëvizje që ndryshuam sistem loje, kaluam në 4-2-4. Spahiu disa herë hyri në zona të rrezikshme. Nga krahu i Mazrekajt është vetë ai që ka cilësinë për të luajtur në gjerësi. Nurja-Mazrekaj-Stafa është treshe që ka funksionuar mirë. Ndryshuam sistem loje dhe Stafën e lamë më në ekuilibër. Mos harrojmë se goli u shënuar nga Nurja.
Kam vetëm 8 seanca me ekipin. Dua 2 javë për të futur ekipin në regjim pune, sipas metodologjisë sime stërvitore. Për momentin ekipi është përgjigjur mirë. Unë mendoj se rënia erdhi si pasojë e lodhjes së disa lojtarëve. U munduam për zëvendësime në role specifike ku lojtarët shfaqin lodhje. Lojtarët zëvendësues duhet të jepnim më shumë impuls”, u shpreh trajneri i Besës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"