Dede me ndihmës nga Azerbajxhani, në staf i bashkohet Alijev

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 17:03

Dede me ndihmës nga Azerbajxhani, në staf i bashkohet Alijev

Bylisi tashmë është i fokusuar totalisht te sfida e radhës në shtëpi, me verdheblutë e Elbasanit, takim që starton në orën 16:00, në “Adush Muçaj”. Me grupin janë të gjithë lojtarët, ndërsa ballshiotët kanë shtuar stafin, teksa pas Nevil Dedes kanë zyrtarizuar edhe një pjesëtar të ri të stafit të tyre.

bylis dede

Bëhet fjalë për azerbajxhanasin Rauf Alijev, që ka qenë një lojtar i spikatur në shtetin e tij, madje duke veshur edhe fanellën e Kombëtares, ndërsa ai do të jetë trajner te Bylisi U-21, por edhe pjesë e stafit të skuadrës së parë mallakastriote. Pas Dedes dhe me 51-vjeçarin, të cilën eksperiencën pritet që ta vërë në shërbim të klubit mallakastriot, e tërë vëmendja kalon te sfida e javës së shtatë të kampionatit. Alijev ka nisur menjëherë nga puna në Ballsh, ndërsa lëvizjet e fundit kanë rritur interesin edhe në seancat stërvitore të mallakastriotëve.

Skuadra është grumbulluar dhe ndodhet në regjim të rreptë në prag të duelit me verdheblutë, ndërsa presidenca ka kërkuar zbatimi me rigorozitet të agjendës. Në seancat e këtyre ditëve ka qenë prezent edhe vetë presidenti Besnik Kapllanaj, i shoqëruar me zyrtarët e tjerë të klubit bardhekuq.

STATISTIKAT- Ballshiotët me AF Elbasanin kanë vetëm tri duele, ato në sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë, kur në “Elbasan Arena”, sfida e pjesës së parë përfundoi 2-2, ndërsa në fazën e dytë në Ballsh, takimi përfundoi sërish në barazim, por me shifrat 0-0. Kurse ndeshjen e fazës së tretë ne Elbasan vendasit fituan me rezultatin 2-3, ku verdheblutë dolën kampionë të së Parës edicionin e shkuar. Tashmë histori është ndryshe në elitë, me ballshiotët që ndodhen në pozita jo komode dhe verdheblutë që synojnë katërshen edhe pse Bylisi ka një organikë të pasur dhe ka bërë 18 afrime në merkaton e verës.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"