Dede pas duelit me Laçin: Është kampionat i vështirë dhe i luftuar, nuk ndjehem i kënaqur me barazim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2024 | 16:28

Dede pas duelit me Laçin: Është kampionat i vështirë dhe i luftuar, nuk ndjehem i kënaqur me barazim…

Trajneri Nevil Dede foli pas barazimit mes Bylisit dhe Laçit.

bandicam 2024-11-04 16-20-30-261

“U munduam ti bëjmë të gjitha, ajo që nuk shkoi si duhet është menaxhimi i emocioneve. Në tranzicion rrezikuam 2-3 momente, nuk menaxhuam si duhet edhe disa pasime, gjithsesi bravo çunave për mënyrën si e luftuan ndeshjen edhe pse mund të bënin më mirë. Duhet të kërkojmë gjithë kohën të përmirësohemi dhe të shohim se ccfarë cilësish ka kjo skuadër.

Është kampionat i vështirë dhe i luftuar, nuk ndjehem i kënaqur se jemi në fushën tonë dhe prisnin të bënim një hap edhe më të madh përpara, por duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës. Rrezikuam qëkur u shfaqëm para portës kundërshtare, komplimente Vendel pasi hyri i papërgatitur në fushë, besoj edhe e patë edhe në pjesën e dytë që ndërrimi u bë vonë.

Sulovari konsumoi energji dhe nuk po na mbulonte duhej, nuk po arrinim të bënim presion dhe prandaj thamë të fusnim ndonjë tjetër dhe besuam te shpejtësia e Trenit. Ka disa situata që lojtarët duhet të kapin ritmin që në minutën e parë, është shumë e rëndësishme, por duhet ti presim këta lojtarë të rinj që të “fluturojnë” edhe ecin më shumë”, u shpreh Dede për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"