Dejvi Bregu është gati për Bylisin, edhe Dinamo në lojë për mesfushorin e rritur te Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 9:30

Dejvi Bregu është gati për Bylisin, edhe Dinamo në lojë për mesfushorin e rritur te Bajerni

Ndeshja me Bylisin, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit, është shumë e rëndësishme për Dinamon, që vjen nga humbja e javës së parë me Egnatian.breguNjë tjetër hap fals në startin e garës do të ishte i pafalshëm. Kryeqytetasit kanë objektiva madhorë për këtë sezon dhe duan të futen menjëherë në “shina” me një fitore të mundshme në transfertën e Ballshit. Mungon sërish për blutë mesfushori Klevi Qefalija, i cili ka pësuar një dëmtim që para nisjes së kampionatit, por i gatshëm do të jetë Dejvi Bregu, i cili mungoi kundër Egnatias në Elbasan për shkak të një “ok”-i të munguar nga federata polake.

Futbollisti që rikthehet në kampionatin shqiptar pas 3 sezonesh është në dispozicion të trajnerit Mehmeti këtë herë, megjithatë vlonjati pritet të aktivizohet në pjesën e dytë, në varësi të ecurisë së ndeshjes. Ai është një “armë” për stafin e Dinamos në këtë sfidë, edhe pse nuk mund të luajë ende titullar, pasi nuk ka gjendjen e duhur fizike. “Nëndetësja” pritet që sot të zbresë në fushë me formacionin që luajti kundër Egnatias, me përjashtimin e vetëm që Zabërgja luan nga minuta e parë, në vend të Qardakut.

Me shumë mundësi, kapiteni Dita pritet që të luajë në pozicionin e tij natyral, atë të mesfushorit të qendrës, bashkë me Gudiabin. Në mbrojtje do të luajnë Meksi dhe Lorran nga krahët, kurse në qendër Hoxha dhe Muzek. Sa i takon sulmit, titullarë pritet të jenë Vila dhe Zabërgja nga krahët dhe në majë Mandela. Në pjesën e dytë ndoshta mund të kemi debutimin e Bregut ma fanellën e Dinamos.

SHABANI – Drejtuesit e klubi kryeqytetas ndërkohë kanë qenë mjaft të angazhuar me merkaton, me qëllimin që para mbylljes së saj të bëjnë edhe dy ose tre goditje. Në këtë drejtim ta kanë qenë mjaft të rezervuar, duke mos dhënë emra konkretë, por gazeta mëson se ka pasur bisedime të avancuar në disa pista. Dhe një prej këtyre pistave, edhe pse e pakonfirmuar, është ajo e Meritan Shabanit, i cili kërkohet nga një tjetër klub kryeqytetas, Partizani.meritan-shabani-fc-bayern-munchen-1546684892-19717Në lojë për këtë lojtar, që për kampionatin shqiptar do të ishte një goditje e madhe, kanë hyrë edhe blutë. Presidenti Bardhi ka surprizuar këtë verë, duke rikthyer në Superiore Bruno Ditën dhe Dejvi Bregun. Nëse arrin të afrojë edhe një element si Meritan Shabani, i rritur te Bajerni, atëherë Dinamo do të bëhej vërtet e frikshme. Prej kohësh Dinamo ka qenë në kërkim të një lojtari me karakteristikat e 25-vjeçarit, që ka luajtur edhe në Angli me Uolves dhe së fundi në Zvicër me Grasshopersin. Shabani luan si një numër 8 dhe 10, por bën edhe sulmuesin e krahut. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë këto ditë të fundit të merkatos, ku duket se blutë janë gati të bëjnë të tjera surpriza.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"