“Demat” duan kthesën, ka rikthime dhe mungesa te Partizani para supersfidës
Partizani është duke i dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Vllaznisë nesër në orën 19:00 në stadiumin “Arena e Demave”. Kjo sfidë do të jetë edhe përmbyllësja e vitit 2024 për të kuqtë, që do të synojnë të përfitojnë nga mungesat e shumta të kundërshtarit dhe të mbyllin vitin me një triumf, pas katër hapash fals.
Pavarësisht se te Vllaznia situata është më e rëndë sa u përket dëmtimeve, edhe te Partizani gjërat nuk shkojnë në perfeksion. Mba ka shfaqur probleme muskulore dhe duket shumë e vështirë që ta nisë si titullar ndeshjen e radhës. Maksimumi ai do të jetë si opsion në stol në rast emergjence.
Mungesa të deklaruara janë tashmë Hadroj dhe Kote. Buxhelaj ka pasur një shqetësim në gju, por fatmirësisht ka arritur ta kalojë dhe është gati për këtë sfidë të radhës. Në ndeshjet e fundit Paulo ka kaluar në listën e titullarëve dhe po preferohet shumë nga trajneri Veselinoviç.
Rikthimi i madh është ai i Arinaldo Rrapajt. Vlonjati ka arritur të rikuperohet plotësisht nga një dëmtim në kavilje dhe pritet ta nisë si titullar ndeshjen kundër shkodranëve. Kjo pritet të jetë sfida e fundit e vlonjatit me fanellën e kuqe. Tjetër rikthim është edhe ai i Prekës, që mungoi në ndeshjen e kaluar kundër Partizanit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"