“Demat” e Partizanit si në kamp, trajneri ka vetëm një dilemë për 11-shen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 21:07

“Demat” e Partizanit si në kamp, trajneri ka vetëm një dilemë për 11-shen

Partizani po shkon drejt detajeve të fundit në përgatitjet për derbin e nesërm kundër Tiranës në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Të kuqtë tashmë e kanë hedhur pas barazimin zhgënjyes kundër Laçit, ku nuk arritën të dilnin në lojën e tyre dhe shfaqën probleme në të gjitha fazat e saj.

PARTIZANI TRAJNERI

Trajneri Veselinoviç, me përjashtim të Osmanllarit, i cili pritet të mos jetë në dispozicion, i ka gjithë të tjerët të gatshëm. Kjo është një ndihmë mjaft e madhe për trajnerin, i cili ka shansin të punojë me gjithë ekipin dhe të provojë edhe ndonjë element të ri në stërvitje.

“MBYLLUR” – Klubi i kuq vijon të ketë një qasje jo fort miqësore me mediat dhe ndaj interesit të mediave ka vënë tabelën “mbyllur”. Zyra e shtypit ka komunikuar këtë vendim, që bie ndesh me çështjen e promovimit të ndeshjes, por edhe me interesin e tifozëve, që interesohet të dinë çfarë ndodh me ekipin e zemrës. Gjithsesi, çdo vendim i marrë i takon klubit, përderisa është një shoqëri private.

partizanit

RRESHIMI – Sa i përket rreshtimit, trajneri Veselinoviç nuk është se ka ndonjë larmi zgjedhjesh në ekip dhe siç e kemi parë në ndeshjet e shkuara, 54-vjeçari është përqendruar te një numër prej 13-14 lojtarësh për formacionin startues.

Në mbrojtje pritet që Zguro të startojë sërish, njëjtë si Taipi në mesfushë. Dilema e vetme duket se është në majën e sulmit, aty ku Bintsuka ka treguar shumë vlera dhe Mba në ndeshjen e fundit nuk u pa në formën e tij maksimale. Pavarësisht së gjithash, nigeriani duket më i favorizuar.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"