“Demat” zbarkojnë në Maltë, Murataj mban pezull 11-shen. Ja si pritet të rreshtohet sot Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 8:50

“Demat” zbarkojnë në Maltë, Murataj mban pezull 11-shen. Ja si pritet të rreshtohet sot Partizani

Partizani zbarkoi paraditen e djeshme në Maltë, ku mbërriti përmes një avioni “charter”.fghSkuadra është vendosur në një nga qytetet pranë vendit ku ndodhet ndeshja. Dje të besuarit e Orges Shehit zhvilluan edhe stërvitjen e parë dhe të fundit në “Centenary Stadium”, ku edhe do të luhet ndeshja. Seanca nisi rreth orës 17:30, teksa më së shumti vëmendja ishte me njohjen e fushës dhe plotësimin e detajeve të fundit rreth formacionit dhe mënyrës së lojës. Përveç kësaj, të kuqtë janë munduar edhe të mos japin informacione për kundërshtarët, duke u përpjekur të mbajnë sekret detajet e kësaj ndeshjeje, ku kërkohet vetëm fitorja pas barazimit 1-1 në Elbasan.

PROBLEMET FIZIKE – Mintongo dhe Taipi, për arsye të ndryshme nuk janë të federuar për këtë ndeshje dhe konsiderohen si mungesa të sigurta. Mesfushori kamerunas erdhi me vonesë dhe nuk ishte gati, ndërsa Taipi vijon punën për rikuperimin e një problemi në kofshë. Dy lojtarë të tjerë kanë shfaqur probleme fizike gjatë javës. Valentino Murataj shihet si shqetësimi kryesor. Kapiteni i ekipit ka marrë një goditje në këmbë dhe nuk është në gjendje optimale. Ai ka udhëtuar me skuadrën dhe ka qenë pranë ekipit në stërvitje, por vetëm në orët e fundit para ndeshjes do të vendoset përfundimisht nëse do të luajë apo jo.

FORMACIONI – Lojtarët që do të nisin nga minuta e parë pritet të jenë thuajse të njëjtët e sfidës së parë. Mbrojtja me shumë mundësi nuk do të ketë asnjë ndryshim, teksa në mesfushë në rast se Murataj nuk ia del, luan një mes Mehmetit dhe Ismailit, me këtë të fundit më të favorizuar për shkak të karakteristikave të ngjashme me kapitenin. As sulmi nuk pritet të ndryshojë krahasuar me sfidën e parë të luajtur në Elbasan.HKGPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"