Dëmet e karrigeve dhe hedhjet e fishekzjarrëve në fushë, Disiplina bën gati dënimin për Tiranën dhe Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 10:09

Dëmet e karrigeve dhe hedhjet e fishekzjarrëve në fushë, Disiplina bën gati dënimin për Tiranën dhe Partizanin

Tirana dhe Partizani pritet të kenë probleme me Komisionin e Disiplinës. Kështu, dy klubet me shumë mundësi do të marrin nga një gjobë të mirë për ngjarjet në derbi. Si fillim duhet të dëmshpërblejnë dëmet e karrigeve, por edhe hedhjen e fishekzjarrëve në fushën e lojës, si dhe ndërprerjen e takimit apo dëmtimin e Rexhepit.

bandicam 2023-05-17 18-50-49-252

Mësohet se dëmi i karrigeve është rreth 200 dhe ndahet sipas klubeve. Nga ana tjetër, pritet një gjobë për banderolën e tifozëve të Tiranës. Shkurt, derbi do t’i “rruajë e qethë” mirë klubet pjesëmarrëse në sfidën e së mërkurës.

Në fakt, përveç disa veprimeve jo shumë të dhunshme, më shumë rëndësi do t’i jepet sulmit të gjyqtarëve që u janë bërë në kabinën VAR. Është e sigurt që zyrtari, i cili ka kryer veprimin do të ndëshkohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"