Dëmtimi i Lamin Jamal, a do të jetë ylli i Barcelonës gati për duelin me Realin?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 14:25

Dëmtimi i Lamin Jamal, a do të jetë ylli i Barcelonës gati për duelin me Realin?

Lamin Jamal nuk ka asnjë dëmtim serioz. Pas komunikatës së Federatës Spanjolle të Futbollit, dje ka qenë klubi i tij Barcelona që ka kryer testet mjekësore me sulmuesin, ku ka përjashtuar një dëmtim të tij.jamalBarcelona konfirmoi se ai ka vetëm një mbingarkesë në kofshën e majtë. Ajo që deklarata e klubit nuk specifikon është kohëzgjatja e kohës që lojtari do të jetë jashtë, pasi do të përcaktohet nga evolucioni i dëmtimit. Megjithatë, nuk do të jetë shumë e gjatë dhe gjëja normale është se ai do të jetë në gjendje të luajë në “El Clasico”-n e parë të sezonit më 26 tetor në “Bernabeu”.

Në varësi se si do të ecë rikuperimi i tij, mbetet për t’u parë prania në fushë e 17-vjeçarit në ndeshjen e kësaj fundjave në La Liga kundër Seviljes. Me shumë gjasa, si masë paraprake, lojtari do të pushojë këtë ndeshje për të qenë në gjendje të mirë për ndeshjen e Champions League të mërkurën, më 23 tetor kundër Bajernit të Mynihut dhe më pas në përballjen e madhe kundër Realit të Madridit.

Kujtojmë se Jamal u dëmtua në ndeshjen që Spanja zhvilloi kundër Danimarkës të shtunën e kaluar dhe që përfundoi me fitoren 1-0 të kampionëve të Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"