Dëmtimi i Militaos zhyt në krizë Realin. Merret vendimi per Ramos, tre emra në listën e Ançelotit
Dëmtimi i rëndë i pësuar nga Eder Militao ka zhytur në krizë Real Madridin, që tashmë është i detyruar të hyjë në merkato në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasi nuk mund të përballojë sezonin vetëm me kontingjentin aktual. Duke llogaritur problemet e Alaba si dhe mungesën e gjatë të Karvahal, duket se përforcimi në mbrojtje do të jetë prioriteti i klubit.
Për shumëkënd hipoteza e parë e bujshme ka qenë kthimi në Madrid i Serxho Ramos i cili është pa ekip, por klubi i ka thënë menjëherë “jo” kësaj mundësie, ndonëse bëhet fjalë për atë që ka mbajtur për shumë vite shiriint e kapitenit dhe në periudhë emergjence do t’i jepte një dorë skuadrës.
Në listë janë tre emra të tjerë që plotësojnë kushtet e klubit, që synon të bëjë një afrim cilësor duke menduar edhe për të ardhmen afatgjatë. Xhonatan Tah i Bajer Leverkusen, të cilit i përfundon kontrata me gjermanët në qershor, është prioriteti dhe mund të afrohet me një kosto të ulët që në janar. Emrat e tjerë janë Ajmerik Laport dhe Kastelo Lukeba, me spanjollin që është i avantazhuar nga fakti që njeh më mirë kampionatin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"