Derbi i Italisë/ Juvja dhe Interi “përplasin brirët” për… Maldinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2024 | 23:59

Derbi i Italisë/ Juvja dhe Interi “përplasin brirët” për… Maldinin

48 orë më parë u shfaqën lajmet e para që e lidhnin Daniel Maldinin, djalin e legjendës Paolo me Interin. Do të konsiderohej si një tradhti e familjes që ka shkruar historinë me Milanin nëse i biri do të transferohej në kampin tjetër të Milanos.

maldinii

Por një tradhti mund të ndodhë edhe në një tjetër anë. Përveç Interit, i interesuar për Daniel Maldinin është edhe Juventusi. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, Kristiano Xhuntoli po grumbullon informacione më tepër për të parë nëse mund të blejë Maldinin ose jo. Maldini, i cili aktualisht luan te Monza, përshtatet mjaft mirë me projektin e ri dhe ambicioz që Juventusi ka nisur.

Ai do të bëhej gjithashtu një tjetër djalë “i artë” te “Zonja” pas Turam, Ueah e Konseisao. Edhe ekonomikisht, Daniel Maldini mund të blihet më lehtësisht nga Juventusi, sesa objektivat e tjerë të merkatos. Megjithatë, për të blerë Maldinin, Juventusi ka një punë pak të vështirë, duke parë se gjysma e vlerës së tij i takon Monzës dhe gjysma tjetër Milanit. Edhe pse për momentin mbeten vetëm lajme merkatoje, Daniel Maldini është kthyer në një emër shumë “të nxehtë” në ambientin italian të futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"