Derbi Partizani-Tirana pritet të ndezë kryeqytetin, ja përballja tjetër ditën e sotme në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 8:24

Derbi Partizani-Tirana pritet të ndezë kryeqytetin, ja përballja tjetër ditën e sotme në Superiore

Sot do të luhen dy ndeshjet e para të javës së 6-të të Superiores.

Kategoria-Superiore

Në orën 17:00 Skënderbeu do të përballet me Laçin, me këta të fundit që ende nuk kanë marrë asnjë fitore për këtë start sezoni. Korçarët vijnë në këtë sfidë pas humbjes me Dinamon dhe do të kërkojnë rikthimin tek triumfi.

Në mbrëmje pritet të ndizet kryeqyteti nga deri Partizani-Tirana. Bardheblutë nuk kanë marrë asnjë fitore deri tani dhe duan ta bëjnë sot kundër “rivalëve të përjetshëm”. Ndërkohë të kuqtë vijnë në këtë duel pas dy barazimeve radhazi.

NDESHJET E SOTME

SKËNDERBEU-LAÇI ORA 17:00

PARTIZANI-TIRANA ORA 20:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"