Derbi Tirana-Partizani, ja gjyqtari favorit që pritet të vendosë drejtësi në supersfidën e kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2024 | 21:00

Derbi Tirana-Partizani, ja gjyqtari favorit që pritet të vendosë drejtësi në supersfidën e kryeqytetit

Eldorjan Hamiti, me shumë mundësi do të jetë gjyqtari i derbit të ditës së diel mes Tiranës dhe Partizanit. Ndonëse nuk ka një njoftim zyrtar, lezhjani do t’i marrë stafetën Juxhin Xhajës.

hamiti

Në 3 vite futboll, ku janë luajtur 15 derbe, një rol të veçantë zë edhe gjyqtari. Katër janë arbitrat e Superiores, të cilët kanë dominuar derbet, Hamiti, Xhaja, Cjapi dhe Ferataj. Gjyqtarët kanë drejtuar në 15 derbet e fundit.

Xhaja dhe Hamiti kanë arbitruar respektivisht nga 6 dhe 6 sfida, ndërsa surpriza është Cjapi që ka arbitruar në dy sfida. Një sfidë është drejtuar nga Olsid Ferataj. Edhe një sy pak i stërvitur, ngacmohet nga mungesa e Enea Jorgjit. Për të parë gjyqtarin e FIFA-s në një derbi, duhet të kthehemi pas në kohë, pikërisht në Partizani-Tirana 1-0, në 21 janar 2021.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"