“Deshëm t’i bashkohemi skuadrave të kreut”, flet zëvendëstrajneri i Kastriotit: Ndoshta ekipe si Flamurtari janë një hap para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2024 | 16:41

“Deshëm t’i bashkohemi skuadrave të kreut”, flet zëvendëstrajneri i Kastriotit: Ndoshta ekipe si Flamurtari janë një hap para

Shkëlzen Rustami, zëvendëstrajneri i Kastriotit, ka qenë ai që ka komentuar humbjen e skuadrës krutane në ndeshjen përballë Flamurtarit në këtë javë të Kategorisë së Parë.

rustami

“Ishte një ndeshje që e kishim përgatitur, vinim me moral nga fitorja e kaluar. Përballë kishim Flamurtarin, ekip i organizuar. Nganjëherë është mungesë përqendrimi apo detaj i vogël që një ekip me kualitet të ndëshkon. Por në përgjithësi ekipi luftoi, pati dëshirë, sakrifikoi, por përfundimi është që humbëm. Shpresonim të merrnim pikë që t’i bashkoheshim ekipeve kryesuese për të qenë edhe ne me ta. Por fati e deshi që të humbnim këtë ndeshje.

Në fushën tonë kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe konsiderohemi si një ekip fushe, i vështirë për t’u mundur. Sot skuadra luftoi, bëri gjithçka, por thashë që janë elementë e detaje, një mungesë përqendrimi, një humbje topi nga një lojtar i yni kur ishte pa një kundërshtar dhe një skuadër e mirë të ndëshkon, ndaj erdhi goli. Pastaj u munduam të reagojmë në mënyrën tonë, por kundërshtari menaxhoi ndeshjen duke mbyllur hapësira. Ndoshta ekipet si Flamurtari janë një hap para nesh dhe na mbetet vetëm ta pranojmë”, tha Rustami për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"