Dëshira e fundit e Agostinelit, Flamurtari mbyll merkaton me një futbollist të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2024 | 20:08

Dëshira e fundit e Agostinelit, Flamurtari mbyll merkaton me një futbollist të huaj

Flamurtari do të bëjë edhe goditjen e fundit në merkato. Trajneri Agostineli e la të hapur para startit Burrelin.

Agostineli

Sinan Idrizi pohoi për gazetën se presin një lojtar të huaj, i cili do të mbërrijë në Vlorë në orët në vijim. “Është një lojtar me të cilin kemi mbyllur një kontratë dhe që do të vijë. Është i huaj, shumë i mirë. Sot (dje) e ka marrë vizën. Është një lojtar krahu që e ka pasur trajneri dëshirë ta ketë në skuadër”, shprehet Idrizi.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"