Postuar: Janar 16, 2025 | 21:17
Dështoi në objektivin e Kupës, Martini shmang prononcimin pas eliminimit të Teutës
Pas përfundimit të ndeshjes me Elbasanin, ku skuadra e Teutës u eliminua, trajneri Edi Martini nuk ka dashur të prononcohet për gazetën.
Ai ka qenë shumë i mërzitur për humbjen e pësuar në “Niko Dovana”, e dyta ndaj Elbasanit pas asaj të së dielës në kampionat.
Situata aktuale në kampin durrsak nuk është aspak e mirë, viti ka nisur me dy humbje dhe objektivi i Kupës është sfumuar, por edhe në kampionat duket shumë e vështirë gjithçka.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"