Postuar: Nëntor 21, 2024 | 15:41
Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit, Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit
Tata Martino nuk do të vazhdojë të jetë në krye të Inter Majemit. Raportimet e fundit tregojnë se Devid Bekam nuk dëshiron vazhdimin e tij në krye të klubit ku luan Leo Mesi, për shkak të dështimeve.
“Mundo Deportivo” shfaq Silvinjon si një alternativë për të qenë trajner i Inter Majemit. Tekniku brazilian, që është në kontratë te Kombëtarja shqiptare, tregohet si një nga dëshirat e vetë Bekam.
Xavi dhe po ashtu Zidan janë përfolur si opsione. Këto të dy janë të lirë ndërkohë dhe mbetet për t’u parë vetëm dëshira e tyre për të përfunduar në MLS.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"