Dhuna në “Arena e Demave”, Erion Braçe ngre shqetësimin pas derbit: Policia nuk ishte, presidenti i Partizanit….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2025 | 22:21

Dhuna në “Arena e Demave”, Erion Braçe ngre shqetësimin pas derbit: Policia nuk ishte, presidenti i Partizanit….

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës në “Arena e Demave” u kthye në arenë përleshje mes tifozësh para fillimit të takimit. Si të mos mjaftonte kjo, ajo që konsiderohet dhe ndeshja më e rëndësishme në kampionatin shqiptar nisi me vonesë.

Screenshot 2025-02-09 222904

Për këtë ka reaguar Erion Braçe. Deputeti i Partisë Socialiste ia adreson fajin Policisë së Shtetit për gjithë situatën e krijuar.

Braçe tregon se ata nuk ndodheshin në stadium, siç ndodh në organizime të tilla. Ndër të tjera shton se ishte presidenti i Partizanit, Gaz Demi, që me telefonatat e tij duhet të merrej me Policinë duke lënë pas dore ekipin.

Postimi i Erion Braçes:

TIRANA
DERBI I KRYEQYTETIT;
NUK ESHTE ARRESTIM, ESHTE SHOQERIM!!!!!!
Nuk kam kuptuar kurre pse ndeshja me e rendesishme e FUTBOLLIT SHQIPTAR, perceptohet e luhet si lufte;
Sot isha 1 ore e 15 minuta perpara ne stadium; Presidenti i Partizanit qe ne oren 11.00; jo per tu marre me ekipin e tij por me POLICINE E SHTETIT, sigurine ne derbi dhe sigurine e ekipit kundershtar qe nuk niste autobusin per ne stadium pa shoqerimin e POLICISE SE SHTETIT!!!!
Nje ore e ca para ndeshjes, POLICIA NUK ISHTE KUND!
Derbi ka nje procedure standarde per POLICINE E SHTETIT;
Nje dite me pare POLICIA E SHTETIT publikon PLANIN E MASAVE, rruget per levizjen e tifozerive duke garantuar sigurine e cdokujt, kontrollet, menyren e hyrjes e vendosjes ne stadium;
KETE HERE NUK U DEKLARUA ASNJE NGA KETO NJE DITE PARA NDESHJES, FARE!
po ishte ngjarja e vetme sot ne Tirane, nuk kishte gje tjeter.
Atehere??
Policia u mobilizua shpejt pas nje serie telefonatash qe nuk kishte fare pse te beheshin; duhet te ishte policia ne krye te detyres, pa telefona!
NDESHJA U SHTY ME 30 MINUTA NGA ORARI I DEKLARUAR!
Vendosja e policise ne stadium deshmoi se sa pa plan kish qene struktura me e rendesishme e sigurise publike;
Fajin per kete nuk e kish as PARTIZANI, as FSHF, thjesht policia!
Nderkohe;
Jam thellesisht i keqardhur qe disa police u lenduan dhe kjo eshte nje tjeter shenje e qarte e mungeses se nje PLANI, qofte edhe per te kontrolluar e carmatosur ata qe ne stadium hyne me gure, flakadane, kapsolla!
NE FUND;
NJE NDESHJE FUTBOLLI NUK ESHTE LUFTE, dakord nuk eshte opera, por lufte nuk eshte; nuk eshte as dhune e as rrugaceri qe gjithmone ka per viktima nena e motra; parullat politike pastaj jane tallavaja e zakonshme;
Na takon ne TIFOZEVE ta bejme kete derbin tone si ai i djeshmi ne MADRID, si ai i te merkures ne LIVERPUL!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"