Dhunoi trajnerin vlonjat, policia arreston babain e futbollistit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas ndeshjen midis Labërisë dhe AF Luftëtarit, me trajnerin e vendasve, Dritan Resuli, që u dhunua.
Ai nuk ka qenë në pankinë për shkak dënimi nga Disiplina, ndërsa Labëria është drejtuar nga Taulant Kuqi.
Policia vlonjate ka bërë me dije se autori është arrestuar në flagrancë, 56-vjeçari me inicialet A.A..
Autori i goditjes së trajnerit Resuli, që ka drejtuar më parë edhe Flamurtarin, mësohet se është prindi i një prej lojtarëve të Labërisë, që nuk u aktivizua dje ndaj Luftëtarit.
Dyshohet se prindi i lojtarit i ka kërkuar llogari trajnerit për mosaktivizimin në ndeshjen e djeshme dhe më pas e ka goditur me grusht.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”, pasi ditën e djeshme, në kompleksin sportiv “Labëria”, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht, trajnerin e ekipit sportiv “Labëria”, shtetasin D. R., 46 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"