Dhurata e ditëlindjes ishte leksioni ndaj Milanit, Slot: Sa bukur t’i mundja kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 17:43

Dhurata e ditëlindjes ishte leksioni ndaj Milanit, Slot: Sa bukur t’i mundja kuqezinjtë

Dje festoi 46-vjetorin dhe e bëri duke fituar në “San Siro” ndaj Milanit. Diçka të tillë e kishin bërë edhe Roi Hodosn dhe Roberto Mançini, por për Arne Slot shija e suksesit ishte edhe më speciale.

arne slot

“Jam holandez dhe si i tillë Milani është një ekip i veçantë për mua. Edhe holandezët e skuadrës time luajtën mirë, madje pas ndeshjes na uroi edhe Sedforfi që ndaloi duke folur me Van Dajkun dhe Gravenberhun. Më vjen mirë për fitoren. Ishte shumë bukur të merrnim tri pikë ndaj një rivali me rëndësi si Milani.”

Më pas analiza e trajnerit kaloi tek detajet e një ndeshjeje që nuk është se nisi në mënyrën më të mirë për ekipin anglez. “Ndeshja nisi fort. Kaluam shumë shpejt në disavantazh, por skuadra u tregua e matur dhe ruajti qetësinë. Me qarkullim topi arritëm të vëmë në praktikë atë që ishte plani jonë.

Djemtë u përgjigjën mirë dhe reaguan si duhet në çdo moment. Sigurisht që mund të përmirësohemi akoma sepse është vetëm fillimi i sezonit”, deklaroi Arne Slot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"