Postuar: Shkurt 4, 2025 | 18:48
Dikur e kërkonte Kombëtarja shqiptare, mesfushori ndërpret kontratën dhe del i lirë në ditën e fundit të merkatos
Pajtim Kasami është lojtar i lirë nga dje. Mesfushori 32-vjeçar ndërpreu kontratën pikërisht në ditën e fundit të merkatos së Serisë B.
Kasami u afrua te Sampdoria në shtatorin e vitit 2023, ndërsa tashmë do i duhet të shohë për ekip tjetër. Kujtojmë se mesfushori shqiptar u tentua nga Kombëtarja për disa kohë, pasi nuk thërritej nga Zvicra.
Atje numëronte 12 paraqitje deri në vitin 2016. Kasami ka një karrierë pasur në Zvicër, Angli, Itali dhe Greqi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)