Dimarko punon me skuadrën, Inzagi do të luajë me “yjet” kundër Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2024 | 13:03

Dimarko punon me skuadrën, Inzagi do të luajë me “yjet” kundër Milanit

Lajme pozitive për Simone Inzagin nga infermieria. Federiko Dimarko ka kaluar problemin muskulor në kofshën e djathtë, që i shkaktoi mungesën në duelin e Champions-it kundër Sitit.INTERMbrojtësi italian është rikthyer që të stërvitet me grupin ditën e djeshme dhe kandidat për të luajtur nga minuta e parë në derbin kundër Milanit. Sigurisht që sot do të jetë një tjetër stërvitje e rëndësishme për të kuptuar se sa garanton Dimarko për të zbritur në fushën e lojës kundër kuqezinjve.

Në rast se stafi do të vendosë të mos e rrezikojë, atëherë Karlos Augusto është gati. Edhe Marko Arnautoviç është rikthyer që të luajë nga minuta e parë. Trajneri praktikisht i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe ka luks zgjedhjesh për futbollistët titullarë që do të aktivizojë kundër Milanit.9PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"