Dinamo bëhet gati për Partizanin, me dy mungesat “e vjetra” dhe këtë javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2024 | 16:41

Dinamo bëhet gati për Partizanin, me dy mungesat “e vjetra” dhe këtë javë

Java stërvitore ka shkuar pa problem në kampin dinamovit, të paktën deri dje. Grupi i futbollistëve ka qenë i plotë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

dinamooo

Përjashtim bëjnë vetëm dy mbrojtësit e qendrës, Rustem Hoxha dhe Mateo Muzek, të cilët janë të dëmtuar prej disa javësh dhe do t’i mungojnë Dinamos jo vetëm në derbin e nesër me Partizanin. Sa i përket formacionit, stafi teknik nuk ka në plan të bëjë asnjë eksperiment. Pritet që tapetin e “Elbasan Arenës” të zbresin po ata lojtarë që nisën nga fillimi ndeshjen e së hënës me Partizanin.

Përpara Salit do të rreshtohen Meksi dhe Lorran nga krahët dhe Dita e Aliji në qendër. Për të kaluar në mesfushë, ku Toli, Gudiabi dhe Qefalija duket se kanë formuar një treshe interesante. Për sulmin nuk ka as më të voglin dyshim, me Bregun dhe Zabërgjën pas krahëve të Mandelës.

Ajo që mund të ndryshojë ndoshta nga ndeshja me Elbasanin është strategjia e lojës që do të kenë blutë në derbi. Trajneri Daja ka sot edhe një seancë stërvitore, ku do të japë orientimet e fundit për të tijtë para sfidës së javës së 13-të të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"