Dinamo është gati për një lëvizje tjetër në merkato, ish-mesfushori i Kukësit një hap larg bluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2024 | 9:23

Dinamo është gati për një lëvizje tjetër në merkato, ish-mesfushori i Kukësit një hap larg bluve

Jo vetëm Naser Aliji. Dinamo mbetet mjaft aktive në këto ditë të fundit të merkatos. Pasi ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Agron Rufati, si dhe ka arritur akordin me mbrojtësin e Kombëtares, klubi kryeqytetas është gati të bëjë edhe një lëvizje tjetër në drejtim të përforcimeve.jMesfushori Theodhoris Mingos pritet të veshë fanellën e “Nëndetëses” këtë sezon. Futbollisti 26- vjeçar luajti me Kukësin në gjysmë e dytë të sezonit të shkuar dhe ra në sy me disa paraqitje të mira. Gjithë pjesën tjetër të karrierës e ka kaluar në Greqi, ku ka lindur. Mingos e ka nisur te Panathinajkosi, për të luajtur edhe me skuadra si Kalithea, OFI e Rodhos. Ai do të jetë një alternativë më shumë për mesfushën e Dinamos dhe do të luajë shanset e tij për të fituar një fanellë titullari, duke konkurruar me emra si, Dita, Gudiabi dhe Qefalija e ndonjë tjetër.

Kampionati është i gjatë dhe Dinamo ka nevojë për sa më shumë lojtarë, me çdo rol të dubluar për të mos hasur vështirësi në situatat që mund të krijohen nga kartonët apo dëmtimet. Në dy javët e para ka munguar Qefalija dhe në mesfushë janë aktivizuar Gudiabi, Lorran dhe Karamba, apo dhe Dita për disa minuta kundër Egnatias. Mingos ishte dje i pranishëm në selinë blu në Arbanë, ndërsa sot pritet që të dalë në stërvitje dhe më pas të mësohen më shumë detaje për aventurën e mundshme me Dinamon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"