LIVE DINAMO-VLLAZNIA/ Kuqeblutë nisin me ndryshim pjesën e dytë, Ilir Daja i beson titullarëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 19:48

LIVE DINAMO-VLLAZNIA/ Kuqeblutë nisin me ndryshim pjesën e dytë, Ilir Daja i beson titullarëve (VIDEO)

Dinamo dhe Vllaznia do të përballen në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.

vllaznia-dinamo

Blutë vijnë në këtë sfidë pas barazimit në javën e shkuar me Teutën ndërsa shkodranët janë në momentin e tyre më të mirë pasi udhëheqin edhe kampionatin.

LIVE

DINAMO 0-1 VLLAZNIA

28′ Sala

NGJARJET KRYESORE

46′ Nis pjesa e dytë. Vllaznia zëvendëson Delajn për Dodajn.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Vllazninë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

43′ Tjetër dalje e rrezikshme për Vllazninë. Mala shërben në zonë, Balaj devijon, por pa forcë apo saktësi dhe topi kontrollohet nga Sali. (VIDEO)

40′ Probleme për Qaton, që merr ndihmën e parë te Vllaznia.

39′ Bregu tenton të rrezikojë portën e Vllaznisë. Qarri kontrollon pa probleme. (VIDEO)

35′ Balaj nuk arrin të shfrytëzojë një rast në zonë, krijuar nga Qato. (VIDEO)

31′ Karton i verdhë për autorin e golit Sala, pas një ndërhyrje të parregullt. Bregu nuk përfiton nga faulli duke e dërguar mbi portë.

28′ GOOOOOL! Sala kalon në avantazh Vllazninë. Skemë e ekzekutuar në mënyrë perfekte, që sjell festën te shkodranët. (VIDEO)

26′ Karton i verdhë për Karambën, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Malës.

25′ Balaj i shkon pranë golit. Shfaqet rrezikshëm në zonë, por “predha” e lëshuar shkon mbi traversë. (VIDEO)

22′ Qato provon me një goditje qëndrore. Portieri Sali i Dinamos tregohet i vëmendshëm duke kontrolluar gjithçka.

19′ Faull nga Gudiabi në dëm të Krymit. Mala ekzekuton dhe flirton me golin, teksa fiton goditje këndi. (VIDEO)

15′ Rast ku mund të tentohej goli nga Itodo Mandela. Sulmuesi i Dinamos lëshon topin më shumë se duhet dhe përfiton portieri Qarri.

12′ Ardit Krymi ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave. Mesfushori i Vllaznisë kërkoi këndore, teksa shkodranët krijuan rast në zonën e Dinamos. (VIDEO)

7′ Dinamo shfaqet rrezikshëm në gjysmëfushën e Vllaznisë. Karamba provon nga jashtëzone, por pa shqetësuar Qarrin. (VIDEO)

5′ Të dyja skuadrat luajnë me ritëm të kënaqshëm në fillimin e takimit.

2′ Vllaznia e nis vrullshëm ndeshjen. Fiton këndore, që nuk shfrytëzohet nga kuqeblutë. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Sali, Muzek, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Mandela, Bregu, Karamba, Meksi, Lorran, Toli

Trajner: Ilir Daja

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Krymi, Sala, Balaj, Delaj, Mala, Qato, Jago, Stojanoviç

Trajner: Thomas Brdariç

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"