Dinamo me manovër ndryshe, Daja zgjedh Tolin si titullar në mesfushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 9:55

Dinamo me manovër ndryshe, Daja zgjedh Tolin si titullar në mesfushë

Trajneri Ilir Daja pohoi në konferencë shtypi një ditë para ndeshjes me Vllazninë se mund të ketë ndonjë ndryshim manovre të Dinamos, por pa dhënë detaje.

ilir daja

Ai nuk ka të gatshëm për përballjen e sotme me ekipin kryesues kapitenin Bruno Dita dhe shkodranin Eridon Qardaku. Prapavija nuk pritet të ndryshojë në krahasim me ndeshjet e mëparshme, kështu që para Salit pritet të rreshtohen Meksi e Lorran nga krahët, si dhe Hoxha e Muzek në qendër.

Ndryshimi, ose ndryshimet, do të bëhen në mesfushë, ku Toli dhe Gudiabi kanë shanse për të qenë titullarë, ndërkohë që i gatshëm është edhe Qefalija. Daja do të vendosë në momentet e fundit, ndërkohë në fazën sulmuese pritet që sërish të jenë në fushë nga minuta e parë Vila, Zabërgja, Bregu dhe Mandela.

sadasdsaddsad

Në stolin e Dinamos nuk mungojnë alternativat dhe gjithçka varet nga ecuria e ndeshjes, por lojtarë si Aliji, Qefalija e Maliqi të marrin minuta në pjesën e dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"