Dinamo në kërkim të formacionit ideal, Daja vëzhgon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 18:30

Dinamo në kërkim të formacionit ideal, Daja vëzhgon

Loja kundër Skënderbeut ndoshta nuk ishte ajo më e bukura për Dinamon, nuk ishte as ritmi i derbit me Partizanin, por rëndësi kanë 3 pikët. Në fund të ditës janë ato vlejnë dhe me fitoren e së hënës kryeqytetasit e shohin veten në një pozicion shumë më të mirë në renditje.

dinamo mandela

Trepikëshi ndaj korçarëve ka bërë që Dinamo të lërë vendin e parafundit dhe të shkojë në vend të 5-të, vetëm 1 pikë pas vendit të tretë dhe 3 pikë pas të parit. Pas atij starti negativ, me 3 rezultatet e fundit, 2 fitore dhe 1 barazim, blutë janë futur në shinat e duhura në raport me objektivat e sezonit. Pritshmëritë janë të mëdha në fakt, duke pasur parasysh grupin që ka kjo skuadër, ndërsa ndeshjet e radhës do të tregojnë më shumë për forcën reale të 18 herë kampionëve të vendit.

FORMACIONI – Trajneri Ilir Daja e ka drejtuar skuadrën në dy ndeshjet e fundit, por siç pohoi edhe vetë pas fitores me Skënderbeun, ende formacioni nuk është stabël. Kjo ndodh për vetë faktin se trajneri ka pak kohë në krye të bluve dhe po ashtu në fundin e merkatos kanë ardhur disa lojtarë dhe gati të gjithë nuk kanë gjendjen optimale për të luajtur nga minuta e parë.

Ndeshjet e ardhshme do të shërbejnë edhe në këtë drejtim në kampin dinamovit. Kujtojmë që nuk ka bërë ende debutimin e tyre për këtë sezon Qefalija i sapo kthyer nga dëmtimi, Rufati, Miço dhe Zhordi. Po ashtu, në kohën kur do të jenë 100% gati lojtarë si Toli dhe Aliji, të cilët nuk kanë akoma gjendjen e tyre më të mirë fizike, trajneri Daja do të vendosë për 11-shin më të mirë dhe nuk do ta ketë shumë të lehtë. Sipas trajnerit blu, kur të vijë ky moment skuadra mund të shmangë edhe luhatjet e forta në lojë si ato të ndeshjes me Skënderbeun.

dsdasdasdsadasd

Prapavija ka qenë fikse deri tani, me Meksin, Hoxhën, Muzek dhe Lorran përpara Salit. Por edhe këtu mund të ketë ndonjë lëvizje, pasi konkurrenca është e madhe. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sulmin, ku kanë luajtur Bregu, Vila, Zabërgja dhe Mandela. Reparti që mbetet për t’u stabilizuar është mesfusha, ku rivalizojnë kapiteni Dita, Gudiabi, Toli, Qefalija, Karamba dhe ndonjë tjetër.

STOLI – Në çdo rast, pozitiv është fakti që Dinamo do të ketë një ekip të kompletuar, me një stol që afron alternativa të mira. I vetmi rol i padubluar për momentin është qendra e sulmit, me Mandelën që është qendërsulmuesi i vetëm natyral. Klubi ishte në kërkim të një tjetër lojtari për këtë pozicion deri në momentet e fundit të merkatos, por nuk gjeti asnjë opsion bindës.

Kampionati ka shumë ndeshje dhe blutë nuk do të kenë probleme kur të kenë mungesa për shkak kartonësh apo dëmtimi, siç ka ndodhur këto javë, kur nuk kanë qenë të disponueshëm Qefalija, Gudiabi, Qardaku dhe Nani.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"