Dinastia Maldini në Itali dhe dinastia Mema në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 9:00

Dinastia Maldini në Itali dhe dinastia Mema në Shqipëri

Dinastitë familjare janë të rralla në historinë e futbollit.MixCollage-16-Oct-2024-08-59-AM-9561Dinastia Maldini është më e spikatura. Gjyshi Çezare Maldini dhe biri, Paolo Maldini, ishin kapitenë legjendarë të Milanit dhe të kombëtares italiane. Sot, nipi, Daniel Maldini, është futbollist i kombëtares italiane, por jo ende në nivelin legjendar të paraardhësve të tij… Marcos Llorente i Atletiko Madrid është pasardhës i legjendave të klubit Francisco Llorente (babai), Francisco Gento (vëllai i gjyshit), dhe Ramon Grosso (gjyshi nga ana e së ëmës). Në Shqipëri, ne kemi dinastinë Mema – të “Tironës”! Haxhi (Mema) Arbana, lojtari i shkëlqyer i “Tironës” së viteve ’50, e vazhdoi karrierën si trajner i brezave të rinj të futbollistëve tiranas deri në moshë të thyer. Osman Mema (vëllai i Haxhiut) vazhdoi në gjurmët e vëllait të madh në fillim të viteve ’60. Mesfushori ndoshta më agresiv e më i pakalueshëm në historinë e futbollit shqiptar, u shkëput nga ambienti sportiv pas mbylljes së karrierës si futbollist.

Ali Mema (vëllai i Haxhiut), ishte i kudondodhuri i “Tironës” absolute të viteve ’60 (në një ndeshje me Besën e Kavajës luajti edhe portier, madje priti edhe penallti). Trajneri i Ajaksit e quajti “Krojfi shqiptar” Aliun, kur ekipi legjendar holandez u përball me “Tironën” më 1970. E vazhdoi karrierën si trajner i suksesshëm në zinxhirin e klubit. Sulejman Mema (biri i Haxhiut), ishte “regjisori me 6 shqisa” i “Tironës” absolute të viteve ’80. Atëherë quhej “Platini i Shqipërisë”, për golat e pabesueshëm nga goditjet e dënimit dhe për asistet magjike.

Luajti në shumë pozicione në nivel të lartë (por nuk i rastisi të ishte ndonjëherë portier, si xhaxhai i tij Aliu…). E vazhdoi karrierën si trajner i suksesshëm në zinxhirin e klubit. Ardian Mema (biri i Aliut), mesfushori luftarak i “Tironës” së viteve ’90 iu afrua shkëlqimit të paraardhësve të familjes së tij, edhe si futbollist, edhe si trajner. Por ndërsa fitoi disa trofe si lojtar I bardhebluve, nuk arriti të fitojë trofe si trajner i saj… Aktualisht, asnjë pasardhës i dinastisë Mema nuk është në radhët e ekipit apo akademisë së “Tironës” së tyre të dashur. Mëkat!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"