Disfata e Gjermanisë me Hungarinë, flet Flik: Humbja na i hapi sytë, tani të fokusohemi për Botërorin!
Trajneri i kombëtares gjermane, Hansi Flik, është treguar i përmbajtur pas humbjes së pësuar nga kombëtarja hungareze.
57-vjeçari nuk ka dashur ta kthejë në dramë humbjen, madje ai ka vërejtur disa pika ku ekipi i tij mund të përmirësohet dhe të mos gabojë në kompeticionin më elitar në rang global për përfaqësuese, Kupa e Botës, e cila ndodhet shumë pranë:
Humbja është pjesë e lojës dhe ne duhet ta pranojmë pas saj paraqitjeje jo të denjë ndaj hungarezëve. Pjesa e parë nuk na solli asnjë grimcë nga ajo se çfarë kishim përgatitur gjatë seancave stërvitore.
Ndërsa në të dytën, ekipi filloi të reagonte mirë, sidomos në repartin ofensiv, por konkretizimi është një tjetër problem nga ku duhet të tregohemi më konkretë, nëse dëshirojmë të zhvillojmë paraqitje pozitive në të ardhmen.
Tashmë do të duhet të mësojmë nga gabimet dhe të analizojmë shumëçka, që nga detajet, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”.
Ish-trajneri i Bajernit e shikon këtë ndeshje me shenja pozitive dhe si një mësim shumë eficient në përgatitjet për Kupën e Botës:
“Hungaria na i hapi sytë dhe madje bëri shumë mirë, detyra tashmë kalon në krahun tonë, me misionin e rregullimit të boshllëqeve, të cilat u evidentuan në këtë ndeshje dhe prezantimin në mënyrë sa më dinjitoze në Katar.
Nëse arrijmë ta kryejmë me sukses detyrën në fjalë, atëherë kjo humbje do të harrohet lehtë, pa lënë pasoja tek askush, edhe pse humbja në vetvete dhemb”, përfundoi trajneri gjerman.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"