Disfata e Milanit, Fonseka: Ishte si cirk, kur humbet dy penallti vështirë të fitosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 9:48

Disfata e Milanit, Fonseka: Ishte si cirk, kur humbet dy penallti vështirë të fitosh

Fjalëpakë e akoma me më pak shpjegime Paulo Fonseka pas humbjes në Firence. Në vijim, edhe konferenca për shtyp e trajnerit kuqezi.

fonseka

Dëshironi të thoni diçka për penalltitë?

Jo, dua të them asgjë.

Cili është perceptimi juaj për penalltitë e humbura?

E dua futbollin dhe nuk dua të kontribuoj në këtë cirk. Gjithçka ishte një penallti dhe nuk po flas për gjëra kundër apo pro, por futbolli nuk është i tillë. Nuk dua të flas për arbitrimin.

A kishte nevojë për ndryshime në formacion sot?

Mendoj se deri tani kemi bërë mirë me këtë strukturë, nuk është se Fiorentina krijoi shumë mundësi. Mungoi agresioni në pjesën e parë, sidomos tek goli i tyre i parë që ishte shumë i lehtë. Ishte qartë një problem agresioni, duelesh, u thashë lojtarëve. Mendoj se kur humbasim dy penallti, pësojmë një gol si i dyti, atëherë është e vështirë të fitosh edhe kur krijon kaq shumë mundësi.

A mund të jepni një shpjegim se si është e mundur të shënohen gola nga një rivënie dhe nga pasimi i portierit?

Vështirë për t’u shpjeguar. Për mua është mungesë vëmendje, nuk mendoj se ishte problem strukturor. Lojtarët para mbrojtjes nuk ishin rigoroz në hapësirat mbyllëse dhe nëse nuk jemi agresivë me ta atëherë skuadra shtrihet e humbasim duelet.

Kur Milani hedh topin në zonë, pse ka pak lojtarë?

Mendoj se normalisht kemi 3-4 lojtarë në zonë. Më duhet ta shikoj sërish ndeshjen, më duket se krosimet nuk janë bërë me cilësi. Lojtarë në zonë besoj se kishim.

Pse i hoqët Pulisiçin dhe Leaon?

Leao ishte vendimi im. Me Okafor kërkova më shumë thellësi. Për Pulisiçin isha në vështirësi sepse kishte një problem muskulor gjatë javës. Çukvueze hyri mirë dhe krijoi raste.

Përse Teo u bë nervoz pas ndeshjes dhe mori atë të kuq?

Nuk e di se çfarë ka ndodhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"