Disfata me përmbysje, Tiago Mota i keqardhur: Milani krijoi vetëm 1 rast, ne luajtëm vetëm 75 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2025 | 9:18

Disfata me përmbysje, Tiago Mota i keqardhur: Milani krijoi vetëm 1 rast, ne luajtëm vetëm 75 minuta

Trajneri i Juventusit, Tiago Mota u shpreh i keqardhur pas disfatës me përmbysje 1-2 ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, për mediat italiane, tekniku bardhezi ndër të tjera deklaroi:  

mota

“Sigurisht që nuk mund të jemi të kënaqur pas asaj që bëmë, sidomos në pjesën e parë. Edhe në pjesën e dytë patëm disa raste për ta mbyllur ndeshjen dhe nuk e bëmë. Mendoj se Milani krijoi vetëm një rast ku gaboi Teo Hernandez, gjithçka tjetër ishte shumë e pakët. 

Me shumë pak, pësuam dy gola. Në një ndeshje, duhet të jesh i mirë në të dyja fazat, por në një ndeshje të tillë, me kaq pak, Milani nuk mundet ose nuk duhet ta mbyllë ndeshjen në këtë mënyrë. Duhej ta bënim ne dhe nuk ishim të aftë ta bënim. 

Të gjitha zgjedhjet që bëhen gjatë ndeshjes janë për të mirën e skuadrës, por më pas, në funksion të rezultatit, ju mbetet ta gjykoni nëse kam bërë mirë apo jo. 

Është një humbje e rëndësishme, po, një humbje e rëndësishme sepse ishte një ndeshje, sidomos në pjesën e parë dhe gjithashtu në pjesën e dytë, ku kishim një mundësi të madhe për të kaluar. Ky ishte qëllimi ynë, të arrinim në finale për të luajtur këtë finale. Më vjen keq sepse sot, nga këndvështrimi im, kishim një mundësi shumë të madhe për të mundur Milanin dhe për të shkuar në finale, por nuk ishim të aftë ta realizonim. 

Jam i bindur se mund të përmirësohemi për të konkurruar me një kundërshtar si Milani për 90 minuta, jo vetëm për 75 minuta. Reagimi nuk duhet të jetë i tillë”, u shpreh Mota.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"