Postuar: Shtator 10, 2024 | 23:39
Disfata ndaj Gjeorgjisë, Ramadani: Duhet të kishim gjuajtur më shumë nga distanca, luftojmë deri në fund për vendin e parë
Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, foli pas humbjes 0-1 që Shqipëria pësoi në shtëpi ndaj Gjeorgjisë.
“Kur e filluam ndeshjen, ata luanin 5-3-2, u munduam ta çonim topin te Hoxha dhe Asani. Ata ishin superiorë, aty çaluam pak. Ishte një ndeshje e vështirë, më vjen keq për tifozët. Do të luftojmë deri në fund për vendin e parë.
Na kanë munguar gjuajtjet nga distanca. Unë isha më larg nga zona. S’kemi bërë asnjë gjuajtje në portë. Dëshira të rrëmben të shkosh përpara kur je duke humbur. Duhet të ishim më të qetë dhe ta luanim topin me kujdes për të shkuar te porta”, u shpreh Ramadani për “TV Klan”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"