Disfata ndaj Liverpulit, trajneri Fonseka: Dy gabime identike na ndikuan mendërisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 19:25

Disfata ndaj Liverpulit, trajneri Fonseka: Dy gabime identike na ndikuan mendërisht

I zhgënjyer, por me një mori shpjegimesh për humbjen e radhës së Milanit të tij që në këtë sezon ka fituar vetëm në një rast. Paulo Fonseka ka tezën e tij duke u shprehur pas ndeshjes: “Luajtëm kundër Liverpulit, i cili është një ekip i madh. E nisëm mirë ndeshjen, më pas ata patën mundësi në kundërsulme dhe shënuan dy gola nga goditjes standarde.

fonseka

Pas avantazhit të tyre ndryshoi ekuilibri ynë mendor. Në këtë lloj ndeshjeje janë detajet që bëjnë diferencën, nuk mund të gabosh. Aq më tepër dy herë në të njëjtën mënyrë pasi kishin programuar t’i markonim qendrëmbrojtësit e tyre në mënyrë individuale”. Pavarësisht se skuadra nuk po respekton pritshmëritë e aq më pak të japë sinjale se ka asimiluar idetë e trajnerit, ky i fundit as që e mendon të ndryshojë diçka. Sidomos në shtrirjen taktike e cila do të vijojë të jetë 4-2-3-1.

“I respektoj të gjitha mendimet, por vendimet më takojnë mua. Mund të luajmë me disa struktura, por kur rreshtohemi me dy mesfushorë para mbrojtjes jemi më të rrezikshëm. Reijndersin nuk e shoh si partner për Fofananë. Leaon kishim menduar ta shfrytëzonim me topa të gjatë, por kjo ide u zbatua pak. Tani nuk duhet të flasim, por të punojmë pasi kemi një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme së shpejti”, përfundoi Fonseka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"