Disfatat Europiane, ja kur ishte hera e fundit që Vllaznia pësonte 4 gola në shtëpi
Aventura e europiane e Vllazninë në sezonin 2024-2025 rezultoi katastrofë, pasi shkodranët pësuan një humbje të turpshme në ndeshjen e kthimit ndaj Valurit në “Loro Boriçi”.
Barazimi 2-2 i para një jave në Reikjavik rezultoi thjesht një lugë boshe, pasi kur të gjithë prisnin kualifikimin në Shkodër, Vllaznia pësoi një humbje të thellë në shifrat 4-0. Duhet të kthehemi shumë prapa në histori për të gjetur rastin e fundit kur Vllaznia kishte pësuar katër gola në shtëpi në një ndeshej europiane.
Pikërisht para 17 viteve, më 15 korrik 2007 Vllaznia u mund 4-0 nga Trabzonspori në “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme për Kupën Intertoto. Pas 17 viteve kuqeblutë pësojnë të njëjtin zhgënjim në shtëpi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"