“Divorci” me Ballkanin pas 973 ditësh, reagon Ilir Daja: I keqardhur kam pranuar faktin se… 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 18:33

“Divorci” me Ballkanin pas 973 ditësh, reagon Ilir Daja: I keqardhur kam pranuar faktin se… 

Ilir Daja i dha fund aventurës me Ballkanin pas plot 973 ditësh. Tekniku kryeqytetas vendosi të rikthehet në futbollit shqiptar, duke marrë drejtimin e Dinamos.

ilir daja

Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Daja, i ka shprehur mirënjohjen të gjithë aktorëve te klubi ku ai arriti të shkruante historinë.

Nga drejtuesit më të lartë deri tek tifozët, trajneri shprehet pafundësisht mirënjohës, për të gjithë aventurën, teksa shkruan se largohet i përmbushur me ndjesinë e një pjesëtari të familjes së madhe.  

POSTIMI I PLOTË I ILIR DAJËS: 

E dashur familja e madhe dhe prestigjoze “BALLKANI”!
I keqardhur kam pranuar faktin, se eshte momenti, qe rruget tona pas 973 ditesh te vrullshme, te jashtezakonshme, emocionuese dhe mbi te gjitha me rezultate historike, te ndahen! Ne kete moment do te doja te perqafoja dhe falenderoja secilin nga ju qe e beri aventuren time ne Suhareke me te miren ne aspektin njerezor dhe profesional, duke filluar nga presidenti Arsim Kabashi, familjaret dhe bashkepunetoret e tij, secilin nga anetaret e stafit tim teknik, cdonjerin nga futbollistet ,cdo tifoz te Ballkanit, vecmas “Xhebrailat”, cdo qytetar te Suharekes, falenderime dhe mirenjohje pa fund
Kam nje falenderim, gjithashtu per opinionin e gjere sportiv te Kosoves,cdo rival tonin ne fushen e lojes dhe ne tribuna, secilin nga perfaqesuesit e medias dhe cdo studio televizive. Ne jemi bere me te forte, me te pjekur, me profesioniste, fale edhe rivalitetit dhe kontributit tuaj! Largohem nga Suhareka shume krenar per cdo dite te punes time aty, per cdo fitore, per cdo trofe, per cdo sukses ne garat europiane!
Pafundesisht mirenjohes per te gjithe, jashtezakonisht i lumtur ne qytetin dhe klubin ku erdha si mysafir dhe largohem i permbushur dhe ndjesine e nje pjestari te familjes se madhe “BALLKANI”, se ciles i uroj dhe deshiroj suksese te reja dhe me te medha!
Faleminderit Ballkani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"