“Do jemi në stadium”, babai i Feta Fetait për ftesën nga Kombëtarja e Shqipërisë: Momenti më i lumtur për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2024 | 22:02

“Do jemi në stadium”, babai i Feta Fetait për ftesën nga Kombëtarja e Shqipërisë: Momenti më i lumtur për mua

Feta Fetai u ftua sërish te Kombëtarja e Shqipërisë duke treguar për besimin që Silvinjo ka aktualisht te talenti i tij. Vetëm 19-vjeç, por Fetai shihet me potencial të madh për të ardhmen.

qani fetai

Babai i tij, Qani Fetai, ka zbuluar se ftesa e Kombëtares ishte momenti më i lumtur për të si prind.

“Na mori në telefon dhe na tregoi që i kanë bërë ftesë. Ne u ndjemë shumë të lumtur, u gëzuam shumë, gjithashtu dhe Fetai u gëzua shumë.

Pres të debutojë dhe do të shkojmë ta ndjekim. Fetait i është përshtatur Lokomotiva, ndihet shumë i lumtur dhe i qetë, është shumë i kënaqur.

Fetai e ka nisur karrierën prej moshës 7-vjeçare te klubi i Shkupit, më pas Rabotnicki dhe prej aty te Lokomotiva në Zagreb. Nga Lokomotiva u ftua te Kombëtarja shqiptare.

Që i vogël ëndrra e tij ishte të bëhej futbollist, kishte dëshirë dhe luante. Ka qenë fëmijë i urtë dhe i qetë. Fetai është fëmija im i dytë në radhë, kam tre djem dhe një vajzë.

Për mua momenti më i lumtur ka qenë ftesa e Kombëtares së Shqipërisë. Unë si prind ëndërroj ta shoh diku në Europë”, u shpreh Qani Fetai për televizionin “Open-TV” në Maqedoninë e Veriut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"