“Do ketë edhe dështime”, trajneri i Gjeorgjisë flet para duelit me Shqipërinë: Ambiciet tona janë rritur, kam një nga lojtarët më të nënvlerësuar në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 23:13

“Do ketë edhe dështime”, trajneri i Gjeorgjisë flet para duelit me Shqipërinë: Ambiciet tona janë rritur, kam një nga lojtarët më të nënvlerësuar në Europë

Vili Sanjol ka udhëhequr Gjeorgjinë drejt një rezultati historik, me fitoren 4-1 në Ligën e Kombeve përballë Çekisë që i jep këtij ekipi një shtysë të rëndësishme për vazhdimësinë në turneun ku është në një grup me Shqipërinë. Kuqezinjtë janë kundërshtari i radhës i gjeorgjianëve këtë të martë dhe trajneri Sanjol ka bërë të ditur se për ekipin e tij do të kisha sfida të vështira e ndoshta edhe dështime.

gjeorgjia

“Kemi bërë një rrugë të gjatë deri këtu. Gjithçka nuk është e dukshme nga jashtë, unë kam besuar gjithmonë te kjo skuadër. Lojtarët luajtën në Europian dhe e kuptuan rëndësinë e punës së ekipit, ishte e rëndësishme mënyra se si ktheheshim pas Europianit dhe ajo që pashë më kënaqi.

Ne nuk luajtëm lojë ofensive në minutat e parë, por pastaj u kërkova lojtarëve të sulmit që të qëndronin më përpara dhe të krijonin hapësira. Kiteishvili është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në futbollin europian, ai mund të luajë në klubet më të mëdha. Ai e luan rolin e tij në mënyrë perfekte dhe jam i lumtur që e kam në skuadër.

Sigurisht, pritshmëria dhe ambiciet tona janë rritur. Sot ia dolëm shumë mirë, por do të ketë edhe dështime. Gjëja kryesore është se si do të luajmë. Nga dita e nesërme do të punojmë për një objektiv të ri, duhet të luajmë ndaj Shqipërisë”, tha trajneri i Gjeorgjisë pas fitores domethënëse kundër Çekisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"