Dolën të dëmtuar në sfidën me Napolin, zbulohet sa do të qëndrojnë jashtë fushave mbrojtësit e Interit
Testet instrumentale të kryera mëngjesin e djeshëm konfirmuan atë që dyshonte stafi mjekësor i zikaltërve të dielën në mbrëmje pas ndeshjes kundër Napolit. Stefan de Vraj ka pësuar tërheqje në muskujt aduktor të këmbës së majtë, ndërkohë që Denzel Dumfris, ka pësuar tërheqje muskujt freskorë të këmbës së majtë.
Kushtet e të dyve, siç thuhen në komunikatën për shtyp nga klubi zikaltër, do të rivlerësohen javën e ardhshme ashtu si dhe kohët e tyre përkatëse të rikuperimit.
Gjithsesi ajo që është e sigurt është që Inzagi duhet të bëjë pa dy holandezët të paktën për ndeshjen e radhës në kampionat dhe për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampioneve kundër Real Sociedadit.
Sipas “Sky Sport” holandezët do të mungojnë për një periudhë 20 ditore dhe rikthimi i tyre mund të vijë vetëm në ndeshjen e fundit të 2023-shit në kampionat kundër Xhenoas.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"