Doli nga fusha e lojës duke qarë, Çezena me komunikatë zyrtare për gjendjen e Kristian Shpendit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 23:45

Doli nga fusha e lojës duke qarë, Çezena me komunikatë zyrtare për gjendjen e Kristian Shpendit

Kristian Shpendi ka qenë i pafat sot, teksa ka lënë ndeshjen e Serisë B, Çezena-Kozenca, pa u mbushur 30 minuta lojë. Gjatë një dueli ajror, sulmuesi i cili aktualisht është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 10 gola të shënuar, ra keq dhe dëmtoi kaviljen e majtë. 

SHPENDI

Kristiani u detyrua të largohej nga fusha i përlotur, mes duartrokitjeve të tifozëve. Ndërkohë pas ndeshjes klubi i Çezenës lëshoi  komunikatën zyrtare për gjendjen e sulmuesit shqiptar.  

“Çesena Fc njofton se testet instrumentale të kryera nga Kristian Shpendi në fund të ndeshjes kundër Kozencës përjashtuan praninë e thyerjeve të kockave në kyçin e këmbës së majtë. Në ditët në vijim sulmuesi do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit dhe kohën e rikuperimit”. 

Ligamentet e kyçit të këmbës së majtë do të duhet të vlerësohen me MRI: Shpresohet që Shpendi të mungojë për dy javë dhe kësisoj të humbasë duelin ndaj Atalantës në Kupën e Italisë si dhe Juve Stabia dhe Kremonese në kampionat. 

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Del duke qarë nga fusha e lojës, Kristian Shpendi dëmtohet në momentin më të mirë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"