Doli pa leje për t’u takuar me të dashurin, notaren 22-vjeçare e përjashtojnë nga Lojërat Olimpike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 22:35

Doli pa leje për t’u takuar me të dashurin, notaren 22-vjeçare e përjashtojnë nga Lojërat Olimpike

Notarja braziliane Ana Krolina Vieira, u përjashtua nga Lojërat Olimpike “Paris 2024” pasi doli pa leje  nga fshati olimpik për të takuar të dashurin Gabriel Santos dhe për të shijuar jetën e natës në kryeqytetin francez. 

Braziliana-perjashtohet-nga-Lojerat-Olimpike-1024x576-1-750x422

Sipas mediave braziliane, kur iu kërkua llogari nga Komiteti Olimpik Brazilian, ajo shfaqi një sjellje agresive dhe u mor vendimin për ta dërguar në shtëpi. 

Sipas institucionit olimpik brazilian, 22-vjeçarja tregoi mungesë respekti dhe agresivitet. 

Partneri i saj Santos, i cili u eliminua në garat e stilit të lirë 4×100 për meshkuj, gjithashtu u penalizua, por ai kërkoi falje për veprimin dhe nuk u pezullua. 

-900-0-1722283913xana-carolina-e-gabriel-santos-750x450-282

Çifti është pjesë e Esporte Clube Pinheiros, një nga klubet braziliane të atletikës me më shumë sportistë në Lojërat Olimpike të Parisit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"