Dominojnë lojtarët e Partizanit dhe Dinamos, njihuni me formacionin më të shtrenjtë të Superiores
Superiorja po kalon një sezon ku diferencat janë shumë të vogla mes skuadrave. Të gjithë kanë elementë që spikasin në ekip, ndërsa më poshtë do iu sjellim formacionin më të shtrenjtë.
Sipas “Transfermarkt”, një formacion i ndërtuar ku përfshihen dhe rolet e dyta që mund të bëjnë lojtarët, kap vlerën e 4.4 milionë eurove.
Partizani dhe Dinamo udhëheqin me nga tre lojtarë, ndërsa ndjek Egnatia me dy përfaqësues. Ndërkohë Skënderbeu, Teuta dhe Vllaznia kanë nga një lojtar në “Top 11”.
Kështu asnjë nuk bën pjesë nga Tirana, Elbasani, Bylisi apo Laçi. Lojtari më i vlerësuar është Arinaldo Rrapaj që kap vlerën e 600 mijë eurove. Ndërkohë portieri Qirko dhe mbrojtësi Jazxhi me 325 mijë euro kanë vlerën më të ulët në formacion.
Formacioni më i shtrenjtë: Qirko; Hadroj, Xhemajli, Jazxhi, Mala, Rrapaj, Zejnullai, Zabërgja, Bregu, Rashica, Itodo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"